Filloi mbledhja e përbashkët qeveritare e RMV-së dhe Hungarisë në qytetin e Ohrit
Filloi mbledhja e përbashkët qeveritare e RMV-së dhe Hungarisë në qytetin e Ohrit
Në Ohër po mbahet seanca e përbashkët ndërqeveritare e qeverisë së Maqedonisë dhe asaj hungareze.
Më herët, kryeministri Hristijan Mickoski ka pasur një takim kokë më kokë me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili mbrëmë ka mbërritur në Ohër.
Pas seancës së përbashkët ndërqeveritare është paralajmëruar një konferencë për media e dy kryeministrave.
Kryeministri i Hungarisë e udhëheq delegacionin nga qeveria hungareze, ndërsa ministrat maqedonas sot në mëngjes kanë pasur takime bilaterale me kolegët e tyre hungarez.