Filloi ndërtimi i ujësjellësit në lagjen “Jashtë Vardari” në Tetovë

Filloi ndërtimi i ujësjellësit në lagjen “Jashtë Vardari” në Tetovë

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Pas më shumë se dy dekada pritje, mbi 500 shtëpi të lagjes “Jashtë Vardari” në Tetovë do të fitojnë rrjetin e ujësjellësit. Punimet filluan sot ndërsa bashkë me këtë projekt, pritet të fillojë edhe ndërtimi i kanalizimit fekal dhe atmosferik të lagjes. Projekti pritet të kap vlerën e rreth 15 milionë denarëve ndërsa do të financohet me grant nga Qeveria.

“Kjo ka qenë një ndër nevojat më imediate të qytetit në këtë lagje që u zhvillua periudhën e fundit por që nuk pati asnjë investim në infrastrukturë nga ana e institucioneve. Për herë të parë në bashkëpunim me pushtetin qendror bëhet një investim i rëndësishëm në këtë pjesë të qytetit tonë. Investimi është rreth 15 milion denarë nga transha e parë e mjeteve të qeverisë për vitin 2024. Në kuadër të këtij investimi është edhe gypi qendror i ujit të qytetit tonë që nis nga filtër stacioni në Lisec deri në hyrje të qytetit”, deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

“Do jemi cep në cep në çdo komunë që fatkeqësisht në këtë shekull të zgjedhim probleme jetike të qytetarëve siç është ujësjellësi. Ata që e kanë gojën plotë me marrëveshjen e Ohrit, harrojnë se decentralizimi është ndër shtyllat kryesore të kësaj marrëveshjeje. Ne jemi të përkushtuar dhe përditë do na shihni nëpër vendbanime me investime kapitale dhe që lehtësojnë jetët e qytetarëve tanë”, tha Izet Mexhiti, Zv.kryeministër.

Projekti i rrjetit të ujësjellësit në lagjen “Jashtë Vardari” në Tetovë, pritet të përfundojë në vjeshtë të këtij viti. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button