Filloi sot shqyrtimi publik i listës zgjedhore

Qasja publike në listën e zgjedhësve për zgjedhjet lokale fillon sot dhe do të zgjatë deri më 9 shtator. Qytetarët do mund të verifikojnë nëse gjenden në listë përmes faqes së internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve ose në zyrat e tyre dhe zyrat rajonale.

Në këtë periudhë qytetarët mund të kërkojnë regjistrim, fshirje ose plotësim në listën e zgjedhësve. Kërkesat dorëzohen në zyrat rajonale ose zyrat e KSHZ-së ose në mënyrë elektronike.

Pas ndryshimeve të bëra, lista e zgjedhësve duhet të përfundojë më 24 shtator, ndërsa përfundimisht të nënshkruhet më 1 tetor.

Rrjedhin edhe afatet tjera për veprimet zgjedhore të përcaktuara nga KSHZ-ja. Deri më tani, janë mbledhur nënshkrimet për katër lista të pavarura të kandidatëve, ndërsa afati përfundon më 30 gusht.

Në këto zgjedhje për herë të parë do të përdoret sistemi për leximin e gjurmëve të gishtërinjve. Më 25 gusht priten 250 aparatet e para për këtë dedikim.

Ndryshe, fushata zgjedhore fillon më 27 shtator dhe zgjat deri më 15 tetor. Zgjedhjet janë caktuar për 17 tetor, e raundi i dytë më 31 tetor. Këto janë zgjedhjet e dyta që do të mbahen nën protokoll të veçantë shëndetësor për shkak të epidemisë së virusit korona.

Derisa zgjasin afatet e zgjedhjeve, partitë politike tashmë janë në terren dhe gradualisht po shpallin kandidatët e tyre për kryetarë komunash dhe bartës të listave të këshilltarëve.

Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button