Fillojnë bisedat, Poketinjo gati të largohet

Pavarësisht se ardhja e tij dukej se e emocionoi PSZH-në, tashmë Maurisio Poketinjo është një hap larg largimit nga ekipi francez. Argjentinasi nuk ka mundur kurrë të fitojë mbi dhomën e zhveshjes dhe humbjet në Ligue 1 sezonin e kaluar kundër një Lille më pak të fuqishëm dhe në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit kanë qenë përfundimtare.
Ndërsa “The Athletic shkon një hap para duke raportuar se Poketinjo nuk do ta përfundojë kontratën e tij (ajo përfundon në 2023) në Paris. Në këtë kuptim, të dyja palët tashmë janë duke negociuar largimin e trajnerit dhe kontrata e trajnerit është ende në pritje të zgjidhjes.
Kristof Galtier, Ruben Amorim apo Zinedin Zidan, së fundmi janë lidhur me pankinën e skuadrës parisiene. /abcnews.al/