Fillojnë bisedimet për sfidën e madhe Tajson Fjuri – Oleksander Usyk

Më 3 dhjetor do të mbojë titullin kampion bote në peshën e rëndë ndaj Derek Çisora, por në mendjen e Tajson Fjuri është sfida e unifikimit të titujve në këtë Divizion. Për këtë arsye, boksieri britanik do të nisë këtë javë bisedimet me ukrainasin Oleksandr Usyk, një sfidë që do të zhvillohet pranverën e 2023-shit. Ai që konfirmoi këtë gjë është promotori i njohur Bob Arum, menaxheri i Fjurit.

 

“Unë e konsideroj Oleksandr Usyk si një shok të mirë, pasi ai është miku i ngushtë i Vasilij Lomaçenko. Ata kanë një menaxher, Egis Klimas, që është mik i yni. Së shpejti, ne do të promovojmë duelin e Lomaçenkos, më 29 tetor dhe do të kemi shansin të takohemi këto ditë në Nju Jork”.

 

“Egis dhe Usyk do të jenë aty këto ditë dhe do të ulemi e bisedojmë për këtë duel të madh gjatë darkës. Do të jetë një bisedë e gjatë për të parë planet e tyre dhe mendoj se është në interest ë të gjithëve për të zhvilluar këtë duel mes Fury dhe Usyk. Mnga bisedimet paraprake që kemi patur e dimë që ata e dëshirojnë këtë sfidë ndaj Tyson Fury”, tha Bob Arum për “Sky Sports”.

 

“Nëse ka ndonjë boksier aktualisht në botë që realisht ka shansin të duelojë e rivalizojë me Fjurin, ai është Usyk. Në zgjodhëm Çisora për duelion e 3 dhjetorit për ta mbajtur Fjuri në formë. Vërtet Fjuri e ka mundur dy herë në të shkuarën, por Çisora ia bëri të vështirë jetën Usyk. Ndaj sfida Fjuri-Çisora do të jetë një test për kampionin e botës, pasi ai do sfidën me ukrainasin”, u shpreh Arum.

LEXO EDHE:

Back to top button