Fillojnë xhirimet e filmit për Madonën: Dihet se kush do të luajë këngëtaren legjendare
Pas një vonese të gjatë, xhirimet e filmit për yllin e popit Madonna pritet të fillojnë vitin e ardhshëm.

Si regjisore dhe bashkë-skenare, këngëtarja ka vite që punon për filmin, i cili u shpall për herë të parë në vitin 2020, por për shkak të turneut ajo shtyu xhirimet. Tani mediat britanike shkruajnë se ylli ka zgjedhur një aktore që do ta portretizojë atë.
Këngëtarja e njohur do të interpretohet nga Julia Garner, aktorja më e njohur për rolin e Ruth Langmore në serialin dramatik të krimit “Ozark”. Aktorja fituese e çmimeve u përfshi për herë të parë në projekt në vitin 2022, pasi iu nënshtrua një audicioni rraskapitës 11-orësh. Ndër aktoret që ishin kandidate për këtë rol janë Sidney Sweeney, Florence Pugh dhe Emma Leard.

Madonna përfundoi një turne në Brazil muajin e kaluar dhe tani më në fund do të fokusohet në xhirimin e një filmi biografik.
“Julia është ende zgjedhja e saj për aktoren kryesore dhe ata kanë qëndruar në kontakt gjatë vitit të fundit. Ata diskutuan ide”, ka thënë një burim për “The Sun”.
“Kemi shumë punë për të bërë për të zgjedhur pjesën tjetër të kastit, për të organizuar xhirimet dhe për të finalizuar skenarin, por shpresojmë që të fillojmë xhirimet në 12 muajt e ardhshëm”, përfundoi burimi.