Fillon debati në komision mbi Propozim- buxhetin për vitin 2025

Fillon debati në komision mbi Propozim- buxhetin për vitin 2025

Në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet, sot fillon debati për Propozim-buxhetin për vitin 2025. Sipas ueb faqes së Kuvendit, seanca duhet të fillojë në orën 11:00.

Qeveria e miratoi Propozim- buxhetin më 29 tetor dhe në të është projektuar rritje ekonomike në nivelin 3.7 për qind, deficiti buxhetor në 4 për qind të BPV-së dhe inflacioni 2.2 për qind.

Të ardhurat e përgjithshme në Buxhet për vitin 2025 janë planifikuar në 358 miliardë denarë që është për 13 për qind më shumë nga buxheti për vitin 2024, ndërsa shpenzimet e përgjithshme janë projektuar në nivel të 400 miliardë denarëve që është rritje për 10 për qind në krahasim me buxhetin për vitin 2024. Rritja ekonomike është planifikuar në nivel prej 3,7 për qind, deficiti buxhetor në katër për qind, inflacioni 2,2 për qind.

Buxheti për vitin 2025 përmban masa për konsolidim fiskal dhe shpenzime të disiplinuara tatimore dhe masa e politika për nxitjen e rritjes ekonomike.

Opozita ka paralajmëruar se nuk do ta mbështesë Propozim- buxhetin e propozuar sepse sipas tyre është joreal dhe jozhvillimor. Deputetët e LSDM-së kanë dorëzuar mbi 200 amendamente.

Sipas Rregullores së re, diskutimi në komision mund të zgjasë deri më 30 nëntor, pas së cilës Propozim- buxheti duhet të miratohet në seancë plenare. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në intervistën për MIA-n, tha se në gjysmën e dytë të dhjetorit pritet që Propozim- buxheti të gjendet në seancë plenare. Sipas Rregullores së re, tashmë është përcaktuar fundi i nëntorit, gjegjësisht 30 nëntori si data e fundit kur duhet të përfundojë debati i komisionit.

“Pastaj propozimi dërgohet në Qeveri, pritet që Qeveria ta plotësojë propozimin dhe në javën e dytë të dhjetorit të mbahet seanca plenare, e cila zgjat pesë ditë dhe shpresojmë që brenda këtyre katër-pesë ditëve të miratohet buxheti për vitin 2025″, deklaroi Gashi në intervistë për MIA-n.

LEXO EDHE:

Back to top button