Fillon takimi Kurti, Borrell dhe Lajçak
Fillon takimi Kurti, Borrell dhe Lajçak

Shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell fillimisht e ka pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në takimin urgjent të thirrur në Bruksel për të gjetur zgjidhje për shtensionimin e situatës në veri të vendit.
Po ashtu sot ka udhëtuar për në Bruksel edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Gjithashtu nga Bashkimi Evropian (BE) sot kanë thënë se këto takime po bëhen pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, ku përfaqësuesi i lartë/zëvendëspresidenti Josep Borrell, i mbështetur nga përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të presë sot në një sërë takimesh për menaxhimin e krizave me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel.
“Diskutimet do të fokusohen në gjetjen e mënyrave për të de-përshkallëzuar tensionet aktuale në mënyrë që t’i rikthehet zbatimi i Marrëveshjeve, në veçanti Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një ditë më parë ka njoftuar se pas takimit në Vatikan me Papa Françesku, do të udhëtojë për në Bruksel për takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.