“Finalissima”, një tjetër spektakël i futbollit

Spanja festoi fitimin e trofeut të “Euro 2024” duke mposhtur Anglinë 2-1. Pak orë më pas, Argjentina triumfoi edhe në aktin e fundit të Kopa Amerika-s falë golit të shënuar nga sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, në pjesën e dytë të kohës shtesë.
Do të jenë pikërisht Spanja dhe Argjentina skuadrat që do të garojnë në të ashtuquajturën “Finalissima”, e njohur ndryshe si Kupa e Kampionëve CONMEBOL-UEFA.
Ende nuk është zyrtarizuar data dhe vendi i zhvillimit të ndeshjes ndaj kampionëve të Kontinentit të Vjetër dhe atyre të Amerikës së Jugut. Por ajo që tërhejk më shumë është dule Jamal kundër Mesit…