Finalja e kampionatit të organizuar nga Pike mbledh 92.000 njerëz në “Kamp Nou

Pushimi i klubeve për shkak të kualifikueseve të kombëtareve nuk e pengoi “Camp Nou” të regjistronte një rekord të ri, por këtë herë kampionët e Barcelona nuk janë të përfshirë. “Kings League”, kampionati që organizohet nga Zherard Pique, është bërë ngjarja më e rëndësishme e fundjavës në të gjithë Katalonjën. Një festë e madhe që shkon përtej një ndeshjeje të thjeshtë.

Liga e futbollit e krijuar nga Pike është populluar në një kohë shumë të shkurtër. Inaugurimin historik e pati më 1 janar dhe në pothuajse brenda tre muajsh liga në fjalë është bërë aq popullore sa ka sjellë 92.000 shikues në “Camp Nou”.

 

Shifra marramendëse tifozësh në stadium për çdo ekip në planet, mbi të gjitha sepse nuk është në lojë Liga e Kampionwve dhe as luajnë kampionët e mëdhenj të futbollit evropian. Liga në fjalë përbëhet nga 12 skuadra ku, krahas ish-kampionëve si Aguero dhe Kasiljas, luajnë edhe emra të njohur të huaj. Rregullorja është gjithashtu e ndryshme: për fillimin duhet të arrish topin si në vaterpolo, ndërsa VAR-i përdoret me thirrje, siç ndodh në basketboll.

Por kjo nuk është e gjitha, sepse edhe “Kings League” ka hyrë në librin e rekordeve. Në mes të garës, të gjithë të pranishmit mbanin një maskë që përfshin logon e ligës, një mbret me kurorë, duke tejkaluar rekordin e njerëzve që mbanin maskë në të njëjtën kohë. Rekordi i mëparshëm prej 30.000 vetësh u vendos në Filipine, por u thye me mbi 90.000 persona në Barcelonë. Kujtojmë se skuadrat pjesëmarrëse në këtë ligë luajnë me nga 7 lojtarë, në fushë më të vogël. Edicioni pilot i “Kings League” ka lulëzuar në Evropë dhe Amerika e Jugut është gjithashtu gati të ndjekë fenomenin e ri sportiv. Në javët e ardhshme liga do të zbarkojë në Brazil, por detajet për presidentët dhe pjesëmarrësit nuk dihen ende. Me siguri do të ketë një skuadër që do t’i besohet Ronaldinjos dhe në garë do të marrë pjesë edhe Nejmar, siç njoftohet me një video.

LEXO EDHE:

Back to top button