Finalja e Kupës së Anglisë me dobi të dyfishtë

Finalja e Kupës së Anglisë , kur përballen Mançester Siti dhe Totenhami, do të jetë me rëndësi të dyfisht. Fillimisht do të sjell përballje në mes Pep Guardiolës dhe Hoze Murinjos, dhe në kohë të njëjtë kjo finale do të shërbejë si një provë për rihapjen e parë të stadiumeve. Më konkretisht, stadiumi “Uembli”, me kapacitet prej 90.000 vendesh, duhet të presë një maksimum prej 8.000 tifozësh për ndeshjen midis “Spurs” dhe “Citizens”.

 

 

Shumica e biletave do t’iu jepen banorëve aty përreth dhe do t’iu dhurohen punonjësve të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar. Man. Siti dhe Totenhamit, gjithashtu do të marrin një alokim të vogël biletash për tifozët e tyre; jo më shumë se një të katërtën e pjesëmarrjes totale.

LEXO EDHE:

Back to top button