Finalja e Super Kupës, Bajerni sfidon Seviljën

Me sfidën e Super Kupës së Europës, UEFA do të kompletojë sezonin 2019/2020. Sonte në orën 21.00, në stadiumin në Budapestë, kampioni i Ligës së Kampionëve, skuadra e Bajernit të Munihut, do të përballet me fituesin e Ligës Evropa, spanjollët e Seviljës. Që të dy skuadrat kanë triumfuar vetëm njëherë në finalen e Superkupës së Evropës. Skuadra bavareze në finale të Ligës së Kamponëve, mundi Paris Sen ZHermenin, ndërsa Sevilja ishte më e mirë se Interi.

Hansi Flik, trajner i Bajernit

Sevilja me plot meritë e ka fituar Ligën Evropa, Ata janë një skuadër e matur dhe mjaft e mirë në aspektin taktik. Do të jetë një ndeshje dinamike, ku të dy skuadrat do të kërkojnë që të japin maksimumin. Besoj se ekipi ynë është gati dhe i fokusuar për këtë përballje. Ne kërkojmë fitore në këtë finale, pasi ata janë të veçanta.

Zhulien Lopetegi, trajner i Seviljës

“Bajerni ka trajner që meriton shumë kredibilitet për mënyrë se si e ka kthyer ekipin që për bazë ka punën ekipore. Është vështirë që të bësh një gjë të tillë. Ata e dijnë saktë kur duhet të luajnë në sulm dhe kur duhet të mbrohen. Andaj mund të them se jemi përball njërit ndër ekipet më të mira në botë, në këtë moment, mirëpo besojë se futbollistët e Seviljës, do të japin maksimimin në terren për të dëshmuar të kundërtën.

LEXO EDHE:

Back to top button