Finalja në Tiranë, 800 persona VIP dhe 300 gazetarë

800 të ftuar VIP të UEFA-s, rreth orës 20:00 do të hyjnë nga pjesa ballore e stadiumit “Air Albania”, ku gjithçka është gati për t’i mirëpritur, për të ndjekur ndeshjen final të Ligës së Konferencës. Në këtë listë janë drejtues të 55 vendeve të futbollit, janë personalitete të ndryshme.
Zyra e shtypit të kryeministrit ka konfirmuar prezencën e Edi Ramës në stadium, ndërsa nuk dihet nëse presidenti Ilir Meta do të jetë në stadium. Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit janë akredituar më shumë se 300 gazetarë që do të komentojnë këtë finale, duke i bërë kështu një promovim të jashtëzakonshëm të Shqipërisë.