Financial Times: Trump përgatit rregulloren për ruajtjen e metaleve nga thellësitë e oqeanit
Sipas planeve, do të krijohen sasi të mëdha rezervash që do të jenë të gatshme dhe të disponueshme në territorin amerikan dhe do të përdoren në të ardhmen në rast të një konflikti me Kinën që mund të kufizojë importin e metaleve dhe mineraleve të rralla.

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po përgatit një urdhër ekzekutiv që do të lejonte ruajtjen e metaleve dhe mineraleve nga thellësi të mëdha të oqeanit, për të kundërshtuar dominimin e Kinës në mineralet e baterive dhe zinxhirin e furnizimit me toka të rralla, raporton Financial Times.
Sipas planeve, do të krijohen sasi të mëdha rezervash që do të jenë të gatshme dhe të disponueshme në territorin amerikan dhe do të përdoren në të ardhmen në rast të një konflikti me Kinën që mund të kufizojë importin e metaleve dhe mineraleve të rralla. Ky plan vjen si përgjigje ndaj kufizimeve të eksportit të Kinës, të cilat u prezantuan javën e kaluar si pjesë e një përgjigjeje ndaj paketës tarifore të Donald Trump. Këto kufizime potencialisht mund t’i ndërpresin Shtetet e Bashkuara nga mineralet që janë thelbësore për prodhimin e telefonave inteligjentë dhe baterive për makinat elektrike.