Finlanda shteti më i lumtur në botë

Finlanda shteti më i lumtur në botë

Pavarësisht kontestimeve të ashpra për zgjedhjet e fundit, pavarësisht kufirit 1340 kilometra me Rusinë, që është prej më shumë se një viti në luftë dhe në kërcënim të vazhdueshme për fqinjët, Finlada është shpallur për herë të gjashtë radhazi si shteti më i lumtur në botë nga “Raporti Botëror i Lumturisë”.

Por pse janë kaq të lumtur finlandezët? Përgjigje kësaj pyetjeje i ka dhënë Heli Jimenez nga “Business Finland”. “Lumturia e finlandezëve buron nga marrëdhënia e ngushtë që ata kanë me natyrën dhe stili i jetës. Ata janë gjithmonë me këmbë në tokë”, ka thënë ajo.

Kjo shpjegon edhe faktin që Tampere, ku në thelb të çdo gjëje në këtë qytet është natyra, votohet rregullisht nga populli finlandez si qyteti ku ata do të donin më shumë të jetonin. Rreth 180 kilometra nga kryeqyteti, Helsinki, i vendosur si një urë tokësore midis liqeneve Nasijarvi dhe Pyhajarvi, Tampere është qyteti më i lumtur në shtetin më të lumtur në botë. Në verë, vendasit mbushin plazhet e pacenuara nga dora e njërit, të cilat i kanë vetëm pak minuta nga zyrat e tyre, ndërsa në dimër, ata bëjnë ski në pyjet përrallore që i rrethojnë.

Në qendër të qytetit, mund të gjesh shumë atraksione turistike, si Muzeun e Arteve, Muzeun e Historisë, dhe Katedralen.

LEXO EDHE:

Back to top button