Firmoset memorandum për moslejimin e shkatërrimit të gjelbërimit
Firmoset memorandum për moslejimin e shkatërrimit të gjelbërimit

Gazetar: Avni Tahiri
Përfaqësues të organizatave civile, institucioneve, ekspertë dhe qytetarë do të luftojnë korrupsionin urbanistik dhe ndërtimor që shkatërron në mënyrë të pakthyeshme gjelbërimin urban.
Memorandumin e bashkëpunimit të Koalicionit Qytetar për luftë kundër shkatërrimit të gjelbërimit urban, e firmosi edhe Orce Gjorgjievski kryetar i Kisella Vodës.
“Çdoherë mbajmë llogari që më së paku 20 % gjelbërim të ketë në ato pjesë ku ndërtohet dhe në veçanti në pjesët urbane ku ndërtohen ndërtesa banimi. Pas dhënies së lejes së ndërtimit, inspektorët tonë dalin në terren. Ka ende që të behët më shumë dhe në veçanti në Shkup, primatin e japim, gjelbërimit dhe mbrojtjes së mjedisit jetësorë kundër asaj që në të kaluarën ka qenë, mbrojtje e interesave të ndryshme biznesor dhe realizimin e të ardhurave enormë në kurriz të shëndetit të qytetarëve tonë”, deklaroi Orce Gjorgjievski – kryetari i komunës Kisella Vodë.
Sipas udhëheqëses së projektit “Qytetarët kundër korrupsionit në mjedisin jetësor”, Ana Petrovska, kjo nismë do të inkurajoj edhe qytetarët që të paraqesin raste kur shohin parregullsi.
“Sot nënshkruam nismë, memorandum bashkëpunimi me dhjetëra organizata qytetare, aktivistë, përfaqësues të institucioneve dhe ja edhe kryetari i komunës së Kisella Vodës u nënshkrua në memorandum ku shënuam bashkëpunim transparent në mbrojtjen e gjelbërimit urban sepse në të kaluarën ajo ka humbur në mënyra të ndryshme dhe ka dyshime se në humbjen e pjesës së gjelbërimit ka dyshime se kanë qëndruar interesat privat”, u shpreh Ana Petrovska – Udhëheqëse e projektit “Qytetarët kundër korrupsionit në mjedisin jetësor”.
Projekti do të zbatohet në kuadër të programit “Qytetarët kundër korrupsionit” i cili financohet me fonde nga popullit amerikan përmes USAID-it. /Alsat.mk