Firmoset paqja me Azerbajxhanin, armenët tërbohen dhe “pushtojnë” Parlamentin

Azerbajxhani dhe Armenia kanë arritur një marrëveshje në Nagorno-Karabak, për t’i dhënë fund konflikteve, nën ndërmjetësimin e Rusisë.

- Advertisment -

Ministria armene e Mbrojtjes, njoftoi se veprimet ushtarake në Nagorno-Karabak u ndalën plotësisht dhe se situata në zonën e konfliktit ka qenë e qetë, që nga orët e para të mëngjesit.

Që nga ora 00:00, në zonën e konfliktit, u shpall një armëpushim dhe një ndërprerje e përplasjeve. Sipas marrëveshjes me 9 pika, u njoftua se Azerbajxhani dhe Armenia do të qëndronin në pozicionet që kontrollonin.

Kryeministri armen, Nikoll Pashinyan, tha se ai kishte nënshkruar një marrëveshje “të dhimbshme” me presidentët e Azerbajxhanit dhe Rusisë, për t’i dhënë fund luftës në Nagorno-Karabak. Deklarata e tij, erdhi disa orë pasi konfirmoi që qyteti Shusha, në Armeni ishte marrë nga forcat azere.

Megjithatë, vendimi për armëpushim, nuk është pritur mirë në Armeni, ku një turmë demonstruesish morën kontrollin e Parlamentit armen dhe sulmuan kryetarin e Parlamentit, Ararat Mirzoyan. Kryeministri Nikoll Pashinyan ftoi protestuesit të kthehen në shtëpi, duke shkruar në Facebook: “Në këtë kohë të vështirë duhet të qëndrojmë krah për krah”.

LEXO EDHE:

Back to top button