Fishekzjarrët shpërthejnë brenda kamionit të policisë, 17 të plagosur (Video)

Të paktën 17 vetë kanë mbetur të plagosur dhe disa makina e godina janë dëmtuar nga shpërthimi i disa fishekzjarrëve të sekuestruar nga policia në Los Anxhelos.

Sasia e sekuestruar nga skuadra antibombë e policisë ishte rreth 250 kilogramë, por fatmirësisht nuk shpërtheu e gjitha.

Shefi i policisë së Los Anxhelosit tha se efektivët bënë një shpërthim të komanduar të disa detonatorëve të improvizuar të vendosur brenda kamionit.

(Foto: AP)

LEXO EDHE:

Back to top button