Skuadra kampione e Oklahoma fitoi 119-103 ndaj Memfisit, duke korrur suksesin e 26-të sezonal në NBA. Tjetër ndeshje e mirë për Aleksander Shai, që realizoi 31 pikë e 10 kërcime.
Fiton edhe ekipi i Bostonit, që falë 31 pikëve të Xhejlen Braunit mundi 103-95 Indiana. Ndërsa skuadra e Denver mposhti pa probleme 135-112 Juta Xhazin, ndeshje ku 51 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.
Skuadra e Golden Stejtit triumfoi 130-97 ndaj Orlandos, sfidë ku protagonist ishte Stefon Kerri me 26 pikë. Detroit mbron vendin e parë në Lindje pas fitores 110-102 në fushën e Portland (Jalen Duren 26 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Klivlend – Sharlot, 139-132
Boston – Indiana, 103-95
Nju Orlins – Dallas, 119-113
Denver – Juta Xhaz, 135-112
Oklahoma – Memfis, 119-103
Golden Stejt – Orlando, 120-97
Portland – Detroit, 102-110








