Fitojnë Denveri e Bostoni, Donçiçi realizon 50 pikë për Dallasin

Ndeshje “big” të luajtura ditën e Krishtlindjeve në NBA, ku në fushë zbritën kampionët e basketbollit, në takime interesante. Kampionët e Denver fituan 120-114 ndaj Golden Stejtit. Të gjithë titullarët e Denverit realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Marrej me 28 pikë e Jokiç me 26 pikë.

Fiton edhe Bostoni, që mundi 126-115 Lejkersin në fushën e këtij të fundit. Porzingis me 28 pikë e 11 kwrcime ishtë pikwshënuesi më i mirë për Seltiks, ndërsa 40 pikët e 13 kwrcime të Dejvisit mbetën për statistikë për Lejkersat. Fitore të rëndësishme korri Majami, që falë 31 pikëve të Vaskez mundi 119-113 Filadelfia-n.

Zhgënjen ekipi i Miluokit, që u mund 129-122 nga Nju Jorku, ndeshje me rivalitet, ku shkëlqeu Brunson, autor i 38 pikëve. Lillard e Antetokounmpo realizuan 64 pikë së bashku, por që s’mjaftuan.

Jashtë fushe fiton ekipi i Dallasit, që mundi 128-114 Feniksinx, sfidë ku diferencën në parket e Luka Doncic, autor i 50 pikëve e 15 asist.

NBA-REZULTATET

Nju Jorku – Milluoki 129-122

Denveri – Golden Stejt, 120-114

Lejkers – Boston, 115-126

Majami – Filadelfia, 119-113

Feniksi – Dallasi, 114-128

 

LEXO EDHE:

Back to top button