Fiton Nju Jorku, rihapet seria finale në Konferencën e Lindjes

Skuadra e Nju Jorkut fitoi me rezultat 111-94 ndaj Indiana-s në fushën e saj, duke rihapur garën për titull në Konferencën e Lindjes. Tashmë skuadra e Indiana udhëheq 3-2 serinë finale.

Një ndeshje në përgjithësi e komanduar nga ekipi nju-jorkez, që pati epërsi në fushë. Xhejlen Brunson me 32 pikë ishte më i miri në fushë për vendasit, mbështetur edhe nga Karl-Entoni Tauns me 24 pikë.

Tek Indiana mungoi lojtari-lider, teksa shënuesi më i mirë ishte Mathurin me 23 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli. Ndeshja e katërt finale do të luhet në fushën e Indiana-s. Kujtojmë se në finalen e madhe është Oklahoma Siti, e cila eliminoi Minesotën me 4-1.

 

Konferenca e Lindjes-Finale

New York – Indiana, 111-94 (2-3)

Konferenca e Perëndimit-Finale

Oklahoma – Minnesota, (4-1)

LEXO EDHE:

Back to top button