Fitore bindëse për Maqedoninë, për të shtuar vetbesimin

Kombëtarja e Maqedonisë dominoi takimin e dytë të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022”, duke mos vënë në asnjë moment në dyshim fitoren ndaj Lihtenshtajnit. Bardhi, Trajkovski, Elmas dhe Nestorovski ishin autor të golave dhe fitores ndaj Lihtenshtajnit, për të shijuar pikët e para në eliminatoret për Botërorin “Katar 2022”.

Fillimi i takoi Maqedonisë, e cila krijoi rastin e parë dhe në minutën e 7-të kishte epërsi, pas gjuajtjes së lirë. Enis Bardhi ishte preciz nga 25 metra duke goditur këndin më të afërt , ndërsa portieri mysafirë ishte i pasigurtë dhe lejoi që topi të shkojë në rrjetë. Ky është goli i dytë i Enis Bradhit ndaj Litenshtajnit, pasi që në përballjen e fundit, poashtu shënoi golin e parë , në një sfidë që u mbyll me 0-2 për Maqedoninë.

Pak më vonë pasoi edhe një goditje tjetër e Bardhit, por që përfundoi në traversën e mysafirëve. Këta të fundit u kanosën përmes një goditje të lirë, por që portieri Dimitrievski vetëm e dëboi në zonë, para se të intervenojnë mbrojtësit.

Maqedonia dominoi në kijimin e rasteve , por që nuk arriti të konvertojë asnjë nga gjysmë dhe rastet e plota deri në fund të pjesës së parë. Mysafirët u orientuan tërësisht në mbrojtje dhe në shumë raste në zonën e rrezikut arrinin të evitonin rrezikun drejt portës së tyre.

Në pjesën e dytë, Maqedonia vazhdoi me tempon e njëjtë që të sulmojë në dy krahët e fushës, ndërsa Pandevi, ishte i parë që kishte rast ideal, ndërsa top kaloi mbi portë.

Dhe vetëm 5 minuta më vonë, Enis Bardhi asistoi në zonë, ndërsa devijimin nga portieri mysafirë arrin deri te Trajkovski që shënon nga afërsi për 2-0.

Sulmuesi i Maqedonisë, Trajkovski ishte autor edhe golit të tretë, në minutën e 56-të.

Në minutën e 62-të, Elif Elmas mbyll një aksion të shpejtë të Maqedonisë duke ngritur rezultatin në 4-0.

Goli i [estë në këtë përballje erdhi nga penaltia, të cilën e realizoi Nestorovski , duke dërguar portierin në njërën anë, ndërsa topin në mesin e portës mysafire.

Në vazhdim Angelovski bëri shumë ndrrime , duke sjell Ashkovski, Bejtullain, Hasanin, Nikllovin dhe Nestorovski.

Deri në fund nuk kishte ndryshim të rezultatit dhe Maqedonisë regjistroi fitoren e parë në këto eliminatore , ndërsa të 9-të në 10-të përballjet me Lihtenshtajnin.

Sfida e radhës për Maqedoninë do të jetë më 31 mars , në Duisburg kundër Gjermanisë.

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button