Fitore për Bartin, Kirstean dhe Beretinin

Në fundjavë janë mbyllur disa turne tenisi në fushat me dhè, si parapërgatitje në prag të turneut Grend Slam të “Rolan Garros”, që zhvillohet në Paris, pas një muaji. Në turneun në Shtutgard, ku morën pjesë thuajse të gjitha tenistet më të mira në botë, fituese doli tenistja australiane Eshli Barti. Ajo në finale mundi bjellorusen Arina Sabalenka me 2-1 në sete, ose 3-6, 6-0, 6-3 në geme.

- Advertisements -

Në turneun e zhvilluar në Stamboll të Turqisë, triumfon tenistja rumune Sorana Kirstea, që mundi belgen Elise Mertens me 2-0 në sete. Tenistja rumne triumfon në një turne, pas pritjes 13 vjeçare.

 

Ndërkohë në konkurencën e meshkujve, spikat turneu i zhvilluar në Beograd, organizuar nga Novak Gjokoviç, ku ishte edhe vetë pjesëmarrës dhe u eliminua në gjysmëfinale. Turne në Beograd u fitua nga italiani Mateo Beretini, i cili në finale mposhti rusin Aslan Karatsev me 2-1 në sete.

LEXO EDHE:

Back to top button