Fitore për Bostonin dhe Majamin, Indiana “deklason” Uashingtonin

NBA po hyn gradualisht në ritëm të plotë, teksa janë luajtur 12 ndeshje. Skuadra e Bostonit fitoi 108-104 ndaj Nju Jorkut, sfidë ku për Seltiks-in u dalluan Tatum me 34 pikë e Porzingis me 30 pikë.

Fitore të vështirë korri Majami, që mundi 103-102 Detroit në sekondat e fundit, falë 22 pikëve të Adebajos, që i bëri të pavlefshme 30 pikët e Kaningamit për miqtë. Pa probleme fitojnë Los Anxhelos Klipers, që mundën 123-111 Portland, sfidë ku u dallua Poll Xhorxh me 27 pikë.

Tetë basketbollist të Indianës realizuan mbi 10 pikë në fitoren 143-120 ndaj Uashingtonit. Triumfon edhe skuadra e Dallasit, që mundi 126-119 San Antonio, ndeshje ku diferencën e bëri Luka Donçiç me një “triple double” (33 pikë, 13 kërcime dhe 10 asiste).

NBA – Rezultatet

Sharlot – Atlanta 116-110

Indiana – Uashington, 143-120

Nju Jork – Boston, 104-108

Orlando – Hjuston, 116-86

Bruklin – Klivlendi, 113-114

Majami – Detroit, 103-102

Toronto – Minesota, 97-94

Çikago – Oklahoma, 104-124

Memfis – Nju Orlins, 104-111

Juta Xhaz – Sakramento, 114-130

San Antonio – Dallas, 119-126

L.A.Klipers – Portland, 123-111

LEXO EDHE:

Back to top button