Fitore për Klivlendin e Milluokin, disfata e pestë për Golden Stejtin

Klivlend Kavalirs vijon sezonin fantastik në NBA, duke udhëhequr renditjen pas fitores 118-87 ndaj Uashingtonit. Ndeshje e dominuar nga Kavaliers, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (Mobley e Mitçell nga 19 pikë secili më të mirët).

Fiton edhe Miluoki, 128-107 ndaj Detroit, ndeshje ku ku dyshja Antetokounmpo-Lillard realizoi 55 pikë së bashku. Skuadra e Dallasit, falë 37 pikëve e 12 kërcimeve të Luka Donçiç, mposhti Memfisin me rezultat 121-116.

Oklahoma Siti rimerr kreun në Perëndim pas fitores 133-106 ndaj Juta Xhaz. Xhejlen Uilliams me 28 pikë e Alksander Shai me 26 bënë diferencën për Oklahomën. Pa probleme fiton LA Klipers, 127-105 ndaj Portland,ku u dallua Norman Pauell me 30 pikë.

Humbja e pestë radhazi për Golden State, që u mund 119-115 nga Denveri, pas një loje të ekuilibruar. Të gjithë titullarët e Denver realizuan shifër dyfishe pikësh, ku vendimtar ishte Nikola Jokiç, autor i 38 pikëve e 10 kërcimeve.

NBA-Rezultatet

Sharlot – Filadelpfia, 104-110

Klivlend – Uashington, 118-87

Detroit – Milluoki, 107-128

Nju Jork – Orlando, 121-106

Toronto – Indiana, 122-111

Oklahoma – Juta Xhaz, 133-106

Dallas – Memfis, 121-116

Feniks – San Antonio, 104-93

Denveri – Golden State, 119-115

Sakramento – Hjuston, 120-111

LA Klipers – Portland, 127-105

LEXO EDHE:

Back to top button