Fitore për Lejkers dhe Klipers, bien Bostoni e Detroiti

Ekipi i Lejkersit rikthehet te fitorja në NBA pas triumfit 125-101 ndaj Sakramento. Luka Donçiç me 34 pikë ishte më i miri në fushë, mbështetur edhe nga LeBron Xhejms me 24 pikë. Fiton edhe skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Klipers, që falë 55 pikëve të Kavhi Leonard mundi 112-99 Detroit.

Në krye të renditjes në NBA mbetet ende Oklahoma, që mundi 129-104 Filadelfian. Kampionët në fuqi triumfuan falë dyshes Holmgren-Shai, që së bashku realizuan 56 pikë. Uashington mposhti në fund Memfisin me shifrat 116-112, ku vendimtar ishte kolektiviteti (8 lojtarë mbi 10 pikë).

Zhgënjen skuadra e Golden Stejtit  që u mund 141-127 në Kanada nga Toronto. 39 pikët e Kerrit nuk mjaftuan për miqtë, ndërsa për vendasit u dalluan Kuiklej me 27 pikë e Ingram me 26 pikë. Fiton edhe Portlandi, 114-108 ndaj Bostonit, ndeshje ku Sharp e Avdija realizuan 50 pikë së bashku.

 

NBA-Rezultatet

Toronto – Golden Stejt, 141-127

Oklahoma – Filadelfia, 129-104

Portland – Bostoni, 114-108

Uashington – Memfis, 116-112

Klipers – Detroit, 112-99

Lejkers – Sakramento, 125-101

LEXO EDHE:

Back to top button