Fitore për Uzunin e Ferencvaroshin, Muçi befason Dinamon në Zagreb

Reprezentuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni, regjistroi paraqitjr standardr për kampionin e Hungarisë, skuadrën e Ferencvaroshit, e cila si vendas, e mposhti me rezultat 2:0 Slavia-n nga Praga.

Uzuni bëri paraqitje të mirë dhe kontriboi për fitoren e madhe në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.  Golat i shënuan: Kaçarava (44′-autogol) dhe Kharabin (50′).

Ferencvaroshi me këtë fitore ka bërë një hap të madh drejt kalimit në rrethin tjetër në Ligën e Kampionëe. Ndërkohë skudra e Dinamo Zagrebit, ku luajnë Lirim Kastrati dhe Arian Ademi, nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj polakëve të Legias. Petkoviç solli epërsi për vendasit para se të shënojë ish-sulmuesi i Dinamo Tiranas, Ernest Muçi, i cili shënoi një gol fantastik barazoi shifrat në 1-1.

 

Skuadra e Benfikës gati është në sfidat e plej offit, pas fitores në transfertë ndaj Dinamo Moskës me 2-0.

LEXO EDHE:

Back to top button