Fitore të vlevshme për Shkëndijën, Voska Sportin dhe Struga Trim Lum
Sot u zhvilluan sfidat e javës së 12 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në stadiumin në Tetovë, skuadra e Shkëndijës mundi Besën e Dëbërdollit me 2-1, falë realizimeve të sakta të Ramadanit dhe Ibraimit, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Veliji.
Skuadra e Gostivarit nuk shkojë përtej barazimit pa gola në duelin me Pelisterin, ndërsa Struga Trim Lum mundi Tikveshin me 1-0.
Skuadra vendase humbi penalltinë për epërsi, ndërsa Voska Sport bëri një hap të madh drejt mbijetesës, duke mundur FC Shkupin me 3-1.
Në takimet e tjera të javës së 12-të, Sileksi dhe Rabotniçki u ndalën në barazimin 1-1 në Kratovë, ndërsa Brera e Strumicës morri 3 pikë nga Shkupi, duke mundur Vardarin me 1-0.
Liga e Parë – Java 12
Shkëndija 2–1 Besa,
Voska Sport 3–1 Shkupi,
Gostivari 0–0 Pelisteri,
Tikveshi 0–1 Struga Trim Lum
Sileksi 1–1 Rabotniçki
Vardari 0–1 AP Brera