Fitorja e tretë radhazi për kampionët, zhgënjen Golden Stejt

Fitorja e tretë radhazi për ekipin kampion të Oklahoma, që mposhti 124-112 Majamin, në një ndeshje me rivalitet. Aleksander Shai me 29 pikë ishte lider për vendasit. Pas kohës shtesë fiton Toronto, që mundi 116-115 Philadelphia, sfidë ku protagonist Scotie Barnes me 31 pikë.

Humbje në sekondat e fundit për San Antonio, që u mund 104-103 në fushën e Minnesota. Për vendasit u dallua Eduards me 23 pikë.

Zhgënjen sërish skuadra e Golden Stejt, që u mund 124-111 në shtëpi nga Atlanta. Për miqtë, tri lojtarë realizuan mbi 20 pikë.

Fitore të rëndësishme korri ekipi i Denver, që mposhti 108-104 Milloukin. Hardaway me 25 pikë e Gordon me 23 pikë për Denver i bënë të pavlefshme 31 pikët e Antetokounmpo për Baks.

Fiton edhe Feniksi, që falë një loje të mirë kolektive mundi 112-93 Uashingtonin.

NBA-Rezultatet

Orlando – Nju Orlins, 128-118

Memfis – Bruklin, 103-98

Nju Jork – Portland, 114-123

Toronto – Filadelfia, 116-115

Minesota – San Antonio, 104-103

Oklahoma – Majami, 124-112

Denver – Milluoki, 108-104

Feniks – Uashington, 112-93

Golden Stejt – Atlanta, 111-124

Sakramento – Hjuston, 111-98

LEXO EDHE:

Back to top button