“Fitorja në Silverstoun ishte në nivel të një fitore të botërorit në Fomula 1”

“Ndjeva diçka fantastike brenda meje, zemra më rrihte fort. Nuk isha ndjerë kështu për një kohë të gjatë dhe mendoj se ishte një lloj lehtësimi që më bëri të shijoja momentin së bashku me tifozët dhe ekipin tim”.

Është ky komenti që bën piloti britanik Luis Hamilton, 48 orë nga triumfi në garën e Silverstoun, ku ai u rikthye te suksesi pas dy vitesh e gjysmë. Një triumf që erdhi në garën e shtëpisë për 7 herë kampionin e botës në Formula 1.

“Është diçka e pabesueshme, një ndjenjë e çmendur, dhe nëse jam i sinqertë është pothuajse po aq e bukur sa të fitosh kampionatin botëror. Fitorja e vitit 2008 ishte e vështirë për t’u mposhtur sepse ishte e gjitha në shi. Këtë herë, për shkak të kushteve, rrethanave dhe vendosmërisë që kisha në pistë ishte diçka më shumë”, tha Hamilton.

Hamiltoni shpjegon momentin e fitores dhe se si ajo ndikon në aspektin emocional.

“I jam afruar disa herë fitores në këto vite, por kisha ndjesinë se momenti im nuk do të vinte më kurrë dhe për aspektin emocional kjo është fitorja më e mirë. Kishte një ekuilibër të mirë, por ne ishim gjithmonë të kujdesshëm, sepse mjaftonte një gabim për të prishur gjithçka. Ishte një nga performancat më të afërta me perfeksionin që kam pasur ndonjëherë. Kishte një moment kur dola jashtë, por kisha një vendosmëri të ashpër. Kisha fitoren në sytë e mi dhe nuk bëra pothuajse asnjë gabim. Sa më shumë afrohej finishi ndjenja ishte gjithnjë e më e bukur”, kujton Luis Hamilton.

LEXO EDHE:

Back to top button