Fituesi i “Dorëzës së artë” në Premier Ligë, ende pa klub?!

Portieri i Arsenalit, David Raja, ka zbuluar për mediat britanike se ende nuk i është ofruar një kontratë e re nga klubi londinez, ku shkëlqeu këtë sezon. Portieri spanjoll, i cili fitoi “dorezën e artë” këtë sezon në Premier Ligë, luan në formë huazimi me “Topçinjtë”.

David Raja është në pronësi të Brentfordit, ndërkohë që Arsenali ka një klauzolë prej 27 milionë stërlinash për ta blerë atë përgjithmonë. Por, të paktën për momentin, skuadra e Arsenalit nuk ka vendosur nëse do ta shpenzojë atë shumë apo jo.

“Nuk dua të mendoj shumë për të ardhmen, pasi në këtë rast asgjë nuk varet nga unë. Varet nga klubi dhe Mikel Arteta. Nëse paraqitjet e mia kanë qenë mjaft të mira, shpresoj se ata do të më ofrojnë një kontratë”, tha David Raja.

Spanjolli, 28 vjeç, e mbrojti portën pa pësuar gol në 16 ndeshje këtë sezon, duke treguar mjaft aftësi. Arsenali ka kohë deri më 30 qershor për të vendosur nëse do ta mbajë portierin, por klubi ndërkohë po kërkon një portier të ri në merkato.

LEXO EDHE:

Back to top button