Fituesi i lotarisë Tom Crist ka hequr dorë nga fitimet e tij prej 40 milionë dollarësh në lotarinë kanadeze, arsyeja është zemërthyese
Fituesi i lotarisë Tom Crist ka hequr dorë nga fitimet e tij prej 40 milionë dollarësh në lotarinë kanadeze, arsyeja është zemërthyese

Kur mori vesh se fitoi 40 milionë dollarë amerikanë në short, që janë rreth 37 milionë euro, nuk u emocionua aspak.
Ky ekzekutiv për një kohë të gjatë i një kompanie elektrike në Kanada tha për CBC News: “Kam pasur fatin të punoj për kompaninë për 44 vjet. Gjatë karrierës sime kam fituar para të mjaftueshme për t’u kujdesur për veten dhe fëmijët e mi. Prandaj nuk më duhen paratë e fituara në llotari”.
Në vend që të merrte fitimet, ai vendosi të dhuronte miliona për bamirësi.
Por sfondi i një vendimi të tillë është zemërthyes, raporton MSN.com i Gjermanisë.
Pak muaj para se të fitonte para në llotari, Tom Crist pësoi një goditje të rëndë të fatit, gruaja e tij vdiq nga kanceri në mushkëri.
Kjo, shpjegoi ai, është edhe arsyeja pse ai dhuroi fitimet e tij të mëdha në lotari për një bamirësi që kujdeset për fëmijët që kanë nevojë për trajtim të veçantë për kancerin.