Fizhekzjare para hotelit ku qëndrojnë futbollitët e PSZH-së

Tifozët e Barcelonës vendosën fishekzjarre përpara hotelit ku po qëndronte PSZH për të parandaluar parisienët të flinin përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve. Barcelona do të mirëpres klubin e PSZH në “Camp Nou” për ndeshjet e 1/8 së finales në kuadër të Ligës së Kampionëve.

 

Një video është publikuar në rrjetin social ‘tëitter’ ku shihet një grup tifozësh i Barcelonës përpara hotelit ku po qëndronin PSZH.

Tifozët kanë menduar që të ndiznin fishekzjarre gjatë natës në mënyrë që lojtarët parisien të mos jenë në gjendje për të fjetur. Pamjet e shpërndara nga “El Chiringuito” tregojnë disa mbështetës të katalanasve që hapin fishekzjarre përpara hotelit të PSZH-së. Tifozët e Barcelonës gjatë ditë më parë kanë fyer edhe presidenti i Paris Sen Zhermenit, Naser Al-Khelaifi, duke i përcjellur mesazh se duhet ta lë të qetë Lionel Messin.

LEXO EDHE:

Back to top button