Fjala Trump po zëvendësohet me këtë fjalë në telefonat iPhone, merr masa Apple
Fjala Trump po zëvendësohet me këtë fjalë në telefonat iPhone, merr masa Apple

Në rrjetet sociale qarkulluan video ku mbiekrati i presidentit të SHBA-ve shfaqej për një moment në ekranet e iPhone-ve kur diktohej fjala “racist”.
Apple e lidhte gabimin me një “përputhje fonetike” dhe premtoi se do ta rregullonte.
“Jemi të vetëdijshëm për një problem me modelin e njohjes së të folurit që qëndron pas funksionit të diktimit, dhe do të lëshojmë një rregullim sot”, thuhet në një deklaratë të kompanisë që citohej nga publikimi.
Sipas ish-punonjësit të Apple, John Berkey, i cili punoi në zhvillimin e asistencës zanore Siri, shkaku i gabimit mund të jetë në kodin e softuerit të Apple.
“Kjo ka erë si një mashtrim i rëndë”, tha Berkey për The New York Times, duke u pyetur nëse dikush mund të kishte edituar qëllimisht kodin.