Fjolla Morina u dënuar me 6 vite burg, ndodhet në arrati

Fjolla Morina është dënuar nga gjykata e Kukësit me 6 vite burg në mungesë për “trafikim të armëve dhe municioneve.”

Nga ana tjetër, avokatja e këngëtares kërkoi dënim me gjobë.

“Vendimin do ta ankimojmë në Apelin e Shkodrës”, u shpreh avokatja.

Kujtojmë se Fjolla Morina prej 2 muajsh është në kërkim nga policia shqiptare, por kjo nuk e ka penguar në asnjë moment që të shijojë jetën e saj. Së fundmi ajo po shijon pushimet në Dubai me partnerin, i cili e ka surprizuar Fjollën në mënyrën më të bukur të mundshme.

Ata kanë udhëtuar drejt ishujve Maldive me njëri-tjetrin dhe në vendin magjik ai i ka bërë një super propozim për martesë. Ka qenë Fjolla ajo që ka ndarë fillimisht me ndjekësit në rrjete sociale foto e video nga ky moment special në jetën e saj.

Fisniku duket se e ka menduar gjatë propozimin, sepse është një ndër më të bukurit që kemi parë. Në një pishinë është shkruar me petale trëndafili të kuq “Fjolla të dua! A do martohesh me mua?”.

Pasi e ka marrë Fjollën për dore për t’i zbuluar surprizën, Fisniku i është ulur në gjunjë këngëtares me një unazë diamanti për t’i propozuar. Sigurisht ajo nuk i ka rezistuar një propozimi të tillë dhe menjëherë ka pranuar.

Dhe unë thashë ‘PO’. Zyrtarisht të martuar”, ka shkruar Fjolla përkrah postimeve.

LEXO EDHE:

Back to top button