Fjuri befason: Ndoshta duelojë me Uajllderin

Boksieri britanik Tajson Fjuri, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria VBC) ka befasuar të gjithë duke theksuar se sfidanti i radhës për të,  mund të jetë Deontej Uajllder dhe jo Entoni Xhoshua. Jo vetëm kaq, por Fjuri, i pamposhtur në karrierën e tij me 30 fitore dhe 1 barazim, u shpreh se nuk do të duelojë më kurrë në vendlindjen e tij, por vetëm në Las Vegas të Amerikës.

 

 

“Nuk jam nga ata që pres gjatë, por dua barazi në ndarjen e të ardhurave. Nëse nuk do të paguhem mirë, nuk do të ketë asnjë duel mes meje dhe Xhoshua-s. Ka shumë gjëra që ndodhin në prapaskenë, që njerëzit nuk i dinë. Ndaj, në këto momente, jemi shumë larg marrëveshjes. Unë dua të zhvilloj dy duele këtë vit dhe nuk më intereson se kush është përballë meje. Nuk e kam hequr Uajllderin nga lista ime e sfidantëve për të zhvilluar triologjinë. Ndoshta ai mund të jetë sfidanti im i radhës nëse me Xhoshuan nuk shkojmë asgjëkundi. E përsëris, në prapaskenë ndodhi shumë gjëra, ndaj nuk i dihet asnjëherë. Uajllderi mund të jetë sfidanti i radhës. Dua të dueloj vetëm në Las Vegas”, u shpreh Fjuri.

LEXO EDHE:

Back to top button