Fjuri ende i pamposhtur, kërkon sfidën me Usyk ose Xhojsin

Boksieri britanik Tajson Fjuri ka mbrojtur titullin kampion bote në kategorinë ËBC, pas fitores me nokaut teknik në raundin e 10-të ndaj Derek Çisorës. Një sfidë e dominuar nga kampioni i botës, i pamposhtur në ring, duke korrur suksesin e 34-t, ndërkohë që ka edhe një barazim. Për Çisorën, kjo ishte hera e dytë që duelonte për titullin, por nuk arriti të triumfojë. Ai pësoi humbjen e 13 në karrierë, ndërkohë që ka edhe 33 fitore.

I pranishëm në stadiumin e Totenhamit, në Londër, për të ndjekur sfidën mes Tajson Fjuri e Derek Çisora, ishte edhe ukrainasi Oleksandr Usyk, kampioni i botës në peshën e rëndë (ËBA, ËBO, IBF). Ai pa ndeshjen “live” bashkë me Xhoj Xhojs. Të dy këta boksierë u ngjitën në ring pasi përfundoi sfida.

Natyrisht nuk kishte si të mungonte edhe një takim “ballë për ballë” mes dy boksierëve kampionë bote (Fjuri mban titullin e ËBC), madje edhe me Xhojsin. Ai që foli për fansat ishte Fjury.

“Mezi e pres këtë sfidë me Usyk, je ti sfidanti i radhës. Eja lepurush, se do të të tregoj edhe ty vendin. Ti do të jesh viktima ime e radhës, Usyk. Nëse ti lepurush nuk do ta pranosh sfidën, atëherë do të dueloj ndaj Xhojsit. Xhoj, bëhu gati nëse Usyk nuk pranon sfidën. Ne të dy do të duelojmë në Uembli”, tha Fjuri. Nërkohë që Usyk nuk reagoi fare dhe më pas u largua nga ringu, shoqëruar nga stafi i tij.

 

LEXO EDHE:

Back to top button