Fjuri gati të përballet me Xhoshuan, gjithçka varet nga oferta financiare

Tajson Fjuri është gati të hyjë në ring me Entoni Xhoshuan vitin e ardhshëm, por ndeshja që tifozët e boksit kanë pritur për gati një dekadë do të ndodhë vetëm me një kusht, por vendimtar.

Siç e ka konfirmuar promotori i tij, Frank Uarren, gjithçka varet nga një ofertë financiare.

“Ajo që do ta motivojë Tajsonin është aspekti financiar. Unë besoj se ai mund ta mposhtë ‘AJ’, vetë Tajsoni dhe i gjithë ekipi i tij e besojnë këtë. Gjithçka varet nga vlera e ndeshjes. Është një ndeshje e madhe dhe vlen shumë para. Tajsoni ka çmimin e tij”, ka thënë Uarren.

Në të njëjtën intervistë, Uarren shtoi se ka shumë të ngjarë që ndeshja të zhvillohet në Arabinë Saudite si pjesë e Sezonit të Riadit.

“Paratë do të diktojnë se ku do të zhvillohet ndeshja, është kaq e thjesht. Ata do të shkojnë aty ku janë paratë, janë luftëtarë profesionistë, hyjnë në ring dhe pranojnë grushte për para”, përfundoi promotori i Fjurit.

Kujtojmë se ky spektakël i peshave të rënda është organizuar prej vitesh, gjatë të cilit të dy boksierët mbajtën tituj botërorë. Fjuri u bë kampion i unifikuar me një fitore ndaj Vladimir Klitçkos, pas së cilës u tërhoq për disa vite. Ai u rikthye me stil, mori rripin e VBC nga Deontej Uajllderi dhe e mbrojti atë në një ndeshje epike, vetëm për t’ia dorëzuar përfundimisht Oleksandr Usyk.

Ishte Usyk ai që e rrëzoi nga froni Xhoshuan në vitin 2021, dhe as Fjuri dhe as Xhoshua nuk arritën ta ndryshonin rezultatin në revanshet e tyre kundër mjeshtrit ukrainas.

Fjury është pensionuar zyrtarisht që nga janari i vitit 2025, ndërsa Xhoshua kishte qenë jashtë ringut që nga një nokaut i rëndë kundër Daniel Dubuas në shtator të vitit 2024, deri fundjavën e kaluar kur ai e mposhti Xhejk Pollin, në një ndeshje të pabarabartë.

LEXO EDHE:

Back to top button