Fjuri gati të përballet me Xhoshuan, por ka vetëm një kusht

Boksieri britanik, Tajson Fjuri do të rikthehet në ring. Ai do t’i japë fund pensionimit të tij njëvjeçar në vitin e ardhshëm, i cili po lidhet me një meç rikthyes ndaj Enthoni Xhoshuas.

Kryetari i “Queensbury Promotions”, Frank Uarren, është i bindur se ndeshja do të zhvillohet vetëm nëse Fjurit i ofrohet shuma e duhur e parave.

“Ajo që do ta inkurajojë Tajsonin është aspekti financiar i saj. Unë besoj se ai e ka mposhtur AJ-në, ashtu si Tajsoni dhe ekipi. Gjithçka ka të bëjë me vlerën e ndeshjes. Është një ndeshje e madhe dhe ia vlen shumë para”, shtoi Uarreni.

Fjuri, meçin e tij të fundit e zhvilloi ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk, por që ishte mposhtur nga ai në Arabinë Saudite. Ndërsa Xhoshua e zhvilloi së fundi ndeshjen ndaj yllit të rrjeteve sociale, Xhejk Poll, ku e mposhti me nokaut teknik. /IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button