Fjuri ka kërkuar trajnerin me eksperiencë para sfidës me Uajllderin

Boksieri britanik Tajson Fjuri, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria ËBC) i ka kërkuar trajnerit të njohur të boksit Fredie Roaç, që t’i bashkohet stafit të tij për duelin e 9 tetorit në Las Vegas ndaj amerikanit Deontej Uajlder.

Fjuri aktualisht trajnohet nga Sugarhill Stjuard dhe Zhorzhe Kapetiljo, por ai i ka kërkuar Roaçin që të rikthehet në stafin e tij. Ky i fundit ishte në stafin e Fjurit në duelin e parë që britaniku zhvilloi ndaj Uajllderit, sfidë që u mbyll në barazim (dhjetor 2018).

“Kam disa nga djemtë e mi që do të duelojnë në Las Vegas në të njëjtën periudhe me Fjurin. Ndaj vajta dhe e takova gjatë stërvitjes dhe më kërkoi nëse jam i lirë për ta stërvitur. Iu përgjigja pozitivisht ftesës, duke i thënë se jam gati. I thashë se ai e di ku është palestra ime dhe është i mirëpritur. Fjuri është një njeri i mirë, një boksier i mirë. Stërvitet fort, është i madh dhe është një nga më të mirët e peshës së rëndë”, tha mes tjerash Roaç.

LEXO EDHE:

Back to top button