Fjuri: Kjo është epoka e Hektorit dhe Akili, ndërsa unë jam Akili

Tajson Fjuri është i bindur se asgjë nuk do ta ndalojë atë të mposht Oleksandr Usyk kur ata të duelojnë për të nxjerrë boksierin më të mirë në peshën e rëndë. Të dy janë kampionë bote në këtë peshë dhe të pamposhtur, andaj gjithë botë pret me padurim 18 majin për të mësuar fituesin.
Fjuri është një kampion i rrallë, teksa në vitin 2015 ia mori titujt legjendës Vladimir Klitçko, ndërsa tri vite më parë bëri të njëjtën gjë ndaj Deontej Uajllder.
“Pse do të fitoj? Sepse kjo është ajo që di bëj. Unë fitoj pa marrë parasysh se çfarë ndodh dhe se si e bëj atë. Unë kam fituar gjithmonë. Ajo që unë jap janë fitoret. Pavarësisht nëse është një inç apo një milje, unë e fitoj çdo here sfidën. Jam i sigurt se trajner im ka një ide për atë që ai dëshiron që unë të bëj në këtë duel dhe do ta kuptoj kur të hyj në ring. Kam parë shumë stile më parë. Unë kam luftuar me shumë boksierë të ndryshëm, të gjatë, të shkurtër, të shëndoshë, të hollë. I kam luftuar dhe fituar të gjitha”, tha Fjuri.
Dallimi i vërtetë, sugjeron ai do të jetë dëshira.
“Në fund të ditës varet se kush e do më shumë natën dhe mendoj se unë jam ai njeri. Kjo është epoka e Hektorit dhe Akilit dhe besoj se Akili jam unë”, tha Fjuri, që nuk ka frikë se mos çahet mbi vetull, siç ndodhi pak muaj më parë gjatë stërvitjes.
“Prerja, është ajo që është. Nëse hapet në luftë, fantastike. Nuk është se nuk jam prerë më parë. Pak gjak më rrjedh në fytyrë, por kjo nuk do të më ndalojë. Thjesht shpresoj që arbitri të më lejojë të marr një sy të prerë, nëse ndodh. Atij doi t’i duhet një ushtri për të më ndalur. Mos e shqetësoni nëse dëmtohem në sy”, tha në fund Fjuri.