Fjuri me plan “B”, nëse dështojnë bisedimet me Usyk

Tajson Fjuri, kampion bote në peshat e rënda, në kategorinë ËBC, ka gati një “plan B”, nëse dështon marrëveshja me Olesandar Usyk, për sfidën që unifikon të gjitha kategoritë e peshave të rënda. Ai do të duelojë me ish-kampionin e botës në artet marciale mikse, kamerunasin Francis Nganou.

Dy ikonat e sporteve luftarake e kanë premtuar një duel të tillë edhe pse Ngannou, një sportist i MMA-së, do ta kishet të vështirë ndaj një boksieri si Fjuri. Pas duelit të fituar ndaj Dillian Uajtit (prill 2022), ishte Nganou ai që u ngjit në ring dhe dy sportistët premtuan të kryqëzojnë dorezat.

“Nganou është një opsion konkret në rast se negociatat me Usyk dështojnë. Për momentin jemi fokusuar tek ukrainasi, por nuk anashkalojmë asgjë. Fjuri dhe Nganou e dëshirojnë këtë sfidë, që do të jetë mjaft interesante. Dy kampionë bote që kanë mjaft fansa”, tha Frank Uarren, menaxheri i Fjurit.

LEXO EDHE:

Back to top button