Fjuri në ring më 6 gusht, kundër yllit të “YouTube”

Boksieri britanik Tomi Fjuri, vëllai i kampionit të botës në peshën e rëndë Tajson Fjuri, ka firmosur kontratën për të dueluar më 6 gusht ndaj yllit të YouTube, Xhejk Poll. Kjo sfidë ishte planifikuar për t’u zhvilluar dhjetorin e vitit të kaluar, por u shty. Pak kohë para duelit, Fjuri kishte probleme shëndetësore (infeksion në kraharor) dhe një brinjë të thyer, duke bërë që sfida të anullohet.

Xhejk Poll (5 fitore e 0 humbje në ring) dueloi me Tajron Uodli dhe e fitoi sfidën. Asokohe Poll deklaroi se nuk do ta ftonte më në ring Tomi Fjurin, port ani e ndërroi mendje. Ai i la afat deri ditën e premte britanikut për të firmosur kontratën, e cila tashmë është nënshkruar. Ka qenë vetë Fjuri ai që bëri publik lajmin e sfidës me personazhin e njohur të “YouTube”.

“Dua t’ju njoftoj se sfida e planifikuar për më 6 gusht është gati. Kontrata është nënshkruar. Pas shumë e shumë javësh në pritje që Jake Paul të kryejë testin anti-drogë, më në fund ai e bëri këtë gjë. Ne ramë dakord për marrëveshjen dhe jemi të dy të kënaqur, ndaj dueli do të zhvillohet normalisht. Shihemi më 6 gusht”, tha Tomi Fjuri, që pritet të arkëtojë 2 milion dollarë.

LEXO EDHE:

Back to top button