Fjuri: Të gjitha përballjet e revanshit, i kam mbyllur me nokaut teknik

Më 21 dhjetor, fansat e boksit do të shijojnë për të dytën herë përballjen mes ukrainasit Oleksandr Usyk dhe britanikut Tajson Fjuri, ne revanshin e pshave të rënda që do të zhvillohet në Riad të Arabisë.

Fjuri është i njohur për mjeshtërinë e tij të taktikave psikologjike, ndaj i ka dërguar një tjetër mesah kampionit të botës. Ai nuk e ka kapërdirë ende humbjen e parë në karrierë, ndaj është fokusuas vetëm në fitoren e sfidës së ardhshme.

“Duhet ta lëmë pas vetes atë që ndodhi në ring në maj. Duhet të jem pak më i përqendruar dhe pak më i zgjuar për të arritur fitoren”, tha Fjuri.

Për të nuk është hera e parë që duelon dy herë të njëjtin kundërshtar. Britaniku mposhti me nokaut teknik në revansh Deontej Uajlderin, duke u rikthyer asokohe kampion bote.

“Unë gjithmonë përfundoj duke i mundur rivalët në revansh. Me këdo që jam përballur kam përfunduar duke i mundur me nokaut teknik në revansh. Unë besoj se është koha ime këtë herë. Besoj se të gjitha gjërat që ndodhin, negative apo pozitive, janë mësime. Ajo që ne dimë të bëjmë më mirë është të hyjmë atje në ring dhe të duelojmë”, u shpreh Tajson Fjuri.

LEXO EDHE:

Back to top button