Flik: Do të jetë një ndeshje spektakolare, gjyqtarët të bëjnë punën e tyre

Barcelona dhe Hansi Flik kanë kaluar me sukses të plotë provimin e parë në mesjavë, kur mundën thellësisht Bajernin 4- 1. Sonte në mbrëmje i pret provimi i dytë edhe më i vështirë, në Madrid kundër Realit. Klasikja e parë zyrtare për teknikun gjerman, i cili pret një tjetër provë të madhe nga ekipi i tij.

Ai nuk u ankua se kishte një ditë më pak pushim se skuadra e Ançelotit dhe tregoi edhe një herë respekt të plotë për gjyqtarët, duke kritikuar qëndrimin e mbajtur nga televizioni i Realit (RMTV) që ka sulmuar ashpër bilbilin e ndeshjes, Sançez Martinez.

“Për të qenë i sinqertë, e kam marrë me sportivitet, nuk e mendoj shumë. Ajo që shoh është dëshira për të luajtur një sfidë të madhe si kjo dhe për të bërë mirë. Do të jetë spektakolare”.

“Nuk e dija një gjë të tillë, por sinqerisht nuk më pëlqejnë të tilla gjëra. Gjyqtarët kanë një punë të vështirë. Personalisht kam një eksperiencë të mirë me gjyqtarët, duhet t’i lëmë të bëjnë si duhet punën e tyre.

E kemi përgatitur ndeshjen me një plan të qartë. Kështu e kishim dhe me Bajernin dhe gjithçka shkoi mirë. Me Realin do të kemi një tjetër plan, sepse çdo ndeshje ka specifikën e vet. Por unë kam besim te lojtarët e mi. Morali është i lartë dhe shpresojmë t’i imponojmë lojën tonë edhe Realit”.

Reali? Ata janë top, sikurse dhe ne,” tha mes tjerash Hansi Flik.

LEXO EDHE:

Back to top button