Flik: Goli i parë vendosi gjithçka ndaj Maqedonisë

Seleksionuesi i Gjermanisë, Hansi Flik, ishte i kënaqur me qasjen e futbollistëve të tij ndaj Maqedonisë.

“Arritëm që të plotësojmë një qëlim. Ne jemi të parët që sigurojmë kualifikimin në Botërorin në Katar. Në pjesën e parë kishim vështirësi në realizimin e rasteve për gol, mirëpo në vazhdim gjërat erdhën në vendin e duhur. Goli i parë ishte vendimtar për ngjarjet që pasuan në vazhdim në terrenin e gjelbër. Ekipi ynë luanë njëri për tjetrin dhe jo njëri me tjetrin. Në këtë mënyrë arritëm rezultat pozitiv,” tha mes tjerash Flik.

 

Gjermania në dy xhiro para mbylljes së eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022” ka 7 pikë epërsi në krahasim me Rumaninë në vendin e dytë dhe si lderi i grupit, udhëton në “Katar 2022”.

LEXO EDHE:

Back to top button