Flik i brengosur, pa Rashfordin dhe Rafinjën kundër Atletiko Madridit
Përveç dëmtimit të fundit të Markus Rashford, trajneri Flik ka një tjetër shqetësim prej disa kohësh – problemet fizike të Rafinjas, që e mbajnë jashtë fushës. Duke qenë se Rashford dhe braziliani kanë karakteristika të ngjashme dhe luajnë zakonisht në të njëjtin pozicion, mungesa e tyre është një “dhimbje koke” për trajnerin gjerman para ndeshjes së Kupës së Mbretit ndaj Atletiko Madridit.
Në konferencë për shtyp, Flik nuk zbuloi kush do t’i zëvendësojë, edhe pse u përmendën Ferran Torres, si dhe opsionet Fermin Lopez apo Dani Olmo.
“Duhet të kujdesemi për Rafinjan, sepse jep gjithmonë gjithçka. Nuk jam i lumtur me këtë situatë sepse na duhet, ashtu si na duhen Gavi dhe Markus… Megjithatë, këto gjëra ndodhin gjatë sezonit dhe ne po i menaxhojmë”.
I pyetur nëse është çështje psikologjike, Flick u përgjigj menjëherë
“Jo, ka shqetësim në muskul, gjë normale për një profesionist. Duhet të kujdeset për trupin dhe këtë po bën. Ne po e ndihmojmë”.
Në stërvitjen e fundit u bashkuan disa të rinj: Tomi Markez, Zhofre Torents, Brian Farinjas dhe Huan Hernandez, që mund të marrin shanse nëse mungesat vazhdojnë.






