Flik konfirmon: Bajerni nuk luan në Superligë

Trajneri i Bajern Munihut, Hansi Flik ka konfirmuar se Bajerni nuk do të bëhet pjesë e Superligës Evropiane. Flik ka konfirmuar lajmin e dhënë më parë për mediat nga Drejtori sportiv i Dortmundit, Hans-Joakim Vatzke, i cili konfirmoi se Dortmundi nuk do të jetë pjesë e kësaj lige. Flik mendon se kjo garë mund të lëndojë futbollin dhe e mbështet vendimin e klubeve gjermane për të mos marrë pjesë.
“Tani kam probleme tjera, nuk i di detajet e kësaj lige, por e mbështes vendimin e klubit dhe të Ligës së Kampionëve. Unë mbështes Ligën e Kampionëve, një Superligë nuk është e mirë për futbollin evropian”, përfundoi Flik.