Flik: Momentet më të mira të sezonit ishin 4 fitoret ndaj Realit

Skuadra e Barcelonës siguroi titullin e La Liga-s për sezonin 2024/25 pas fitores ndaj Espanjollit në javën e 36-të.
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik u pyet pas ndeshjes nga gazetarët për momentin më të mirë të këtij edicioni. Gjermani u përgjigj për katër ndeshjet e “El Clasicos”.
“Pa dyshim momenti më i mirë i sezonit është katër fitoret ndaj Real Madridit”, u shpreh Flik.
Barcelona këtë sezon ishte “ilaq” për klubin mbretëror, duke e mposhtur katër herë në të gjitha garat./Indeksonline/