Florian Kamberi nga Skocia në League One

Florian Kamberi bën një tjetër hap mbrapa në karrierën e tij, duke u transferuar në League One, kategoria e tretë e futbollit anglez.

Gjithsesi sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë , i cili në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar luajti i huazuar te Aberdini në Skoci, duke mos realizuar asnjë gol, është transferuar te një skuadër me emër të madh në futbollin anglez siç është Shefielld Uednesdej që këtë sezon militon në League One.

Kamberi është transferuar në Angli në formë huazimi për 1 vit nga zviceranët e St Gallen të cilët zotërojnë kartonin e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button